Lidhje

SHBA dënojnë dhunën e ushtruar ndaj protestuesve në Lindjen e Mesme

  • Zëri Amerikës

SHBA dënojnë dhunën e ushtruar ndaj protestuesve në Lindjen e Mesme

SHBA dënojnë dhunën e ushtruar ndaj protestuesve në Lindjen e Mesme

Presidenti Barak Obama tha se është shumë i shqetësuar rreth njoftimeve për përdorim dhune në Bahrein, Libi dhe Jemen.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë lexoi sot një deklaratë të presidentit, në të cilën thuhej se Shtetet e Bashkuara "dënojnë përdorimin e dhunës nga qeveritë kundër protestuesve paqësorë".

Zoti Obama u bëri thirrje qeverive të Bahreinit, Libisë dhe Jemenit që të tregojnë përmbajtje dhe të respektojnë të drejtat e popujve të tyre.

Deklarata e presidentit pason njoftimet se forcat e sigurimit kanë hapur zjarr kundër protestuesve në këto tre vende gjatë ditëve të fundit.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Obama po njoftohet rreth informacioneve më të fundit rreth protestave anti-qeveritare, që janë përhapur në gjithë botën arabe dhe që shkaktuan rënien nga pushteti të udhëheqësve në Tunizi dhe Egjipt.

XS
SM
MD
LG