Lidhje

Presidenti Obama mbush 50 vjeç


Presidenti Obama mbush 50 vjeç
Presidenti Obama mbush 50 vjeç

Presidenti amerikan Obama i ka thënë medias ruse se traktati i ri për çarmatimin bërthamor mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara është shembull i një “përparimi shumë të madh” në marrëdhëniet dypalëshe.

Zoti Obama foli për gazetarët në prag të ditëlindjes së tij. 50 vjetori i presidentit amerikan do të festohet nesër. Zoti Obama theksoi se kur ai lindi gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, askush nuk mund ta imagjinonte se Uashingtoni dhe Moska do të ishin partnerë në skenën ndërkombëtare.

Ai tha se presidenti rus Dmitri Medvedev, është “patriot i madh” i cili mbron interesat e vendit të tij, por gjithashtu e di se Rusia do të përparojë nga marrëdhëniet dypalëshe dhe shumë palëshe në arenën ndërkombëtare. Zoti Obama tha se zoti Medvedev respektohet gjerësisht për pikpamjet e tij.

Rusia ka hedhur në treg pulla poste, zarfa dhe vula postare në nder të 50-vjetorit të Presidentit amerikan.

Presidenti Obama u nis sot për në qytetin e Çikagos, ku do të marrë pjesë në festimet mes të cilave dhe një mbrëmje e madhe bamirësie, që do të zhvillohet për nder të ditëlindjes së tij.

XS
SM
MD
LG