Lidhje

Presidenti Obama për shërbimet e Pashkëve në një kishë metodiste të Uashingtonit


Presidenti Barak Obama dhe familja e tij morën pjesë në shërbimet e Pashkëve në kishën metodiste afrikano-amerikane në pjesën juglindore të Uashingtonit.

Rreth 1200 famullitarë iu bashkuan familjes së parë amerikane në Ame Chapel Allen, kishë në një rajon kryesisht afrikano-amerikan të kryeqytetit.

Javën e kaluar, zona u trondit nga vrasja e katër personave në një makinë në ecje e sipër. Dhe gjatë shërbimit të sotëm pastori kërkoi nga të pranishmit që të luteshin për familjet e viktimave.

Ai vlerësoi gjithashtu presidentin, duke e quajtur vendimin e tij për të vizituar kishën pjesë të "shërimit të komunitetit".

XS
SM
MD
LG