Lidhje

Presidenti Obama përpiqet të bindë amerikanët për planin e tij ekonomik


Presidenti amerikan Barak Obama shkon sot në Cleveland të shtetit Ohajo ku do të shpalosë planin e tij të fundit për të ndihmuar ekonominë. Zoti obama po punon për të ndryshuar problemet me popullaritetin e partisë së tij. Por kjo është një detyrë e vështirë, vetëm tetë javë para zgjedhjeve për në kongres. Shtëpia e bardhë shpreson se një seri nismash për shkurtimin e taksave dhe shpenzime të reja do të arrijnë synimin.

Të mërkurën në mbrëmje, në Cleveland, është raundi i dytë i betejës ekonomike në këtë vit zgjedhjesh. Presidenti Obama shkon në këtë shtet të rëndësishëm për të parashtruar planet e tij të reja për të ndrequr ekonominë.

“Plani nuk është për 60 apo 90 ditët e ardhshme. Ai synon ta kthyejë ekonominë në rrugën e duhur".

Njoftimi për planin bëhet në të njëjtin qytet ku dy javë më parë udhëheqësi i pakicës John Boehner parashtroi planin e tij dhe i bëri thirrje presidentit të pushojë nga puna ekipin e tij ekonomik.

"Provuam 19 muaj qeverisje. Plani nuk ka funksionuar. Na duhet një fillim i ri".

Propozimet e presidentit Obama do të përfshijnë miliarda dollarë shkurtime taksash. Bizneset mund të mos paguajnë taksa për investimet e reja ndërsa do të zgjaten shkurtimet ekzistuese. Përveç kësaj do të ketë edhe 50 miliardë dollarë shpenzime në infrastrukturë.

Por planet kërkojnë mbështetjen e kongresit dhe të votuesve në zgjedhjet e nëntorit.

“Presidenti Obama po bën një punë të dobët për ekonominë”. Është ky përfundimi i një ankete ku 92 përqind e amerikanëve mendojnë se ekonomia është e dobët dhe se presidenti e përkeqësuar gjendjen.

Por vetëm 32 përqind e amerikanëve kanë besim se propozimet e republikanëve do t’i rregullojnë gjërat.

Sot presidenti pritet të thotë se favorizon shkurtimet e taksave të presidentit Bush për familjet që kanë më pak se 250 mijë dollarë të ardhura në vit. Por për ata që kanë më shumë të ardhura, ai do të kërkojë të paguajnë më shumë taksa duke filluar nga viti tjetër.

XS
SM
MD
LG