Lidhje

Shtëpia e Bardhë bën parashikime të reja mbi ekonominë

  • Zëri Amerikës

Shtëpia e Bardhë bën parashikime të reja mbi ekonominë

Shtëpia e Bardhë bën parashikime të reja mbi ekonominë

Shtëpia e Bardhë njoftoi të dhëna të reja, të cilat tregojnë se këtë vit ekonomia amerikane do të rritet me 1,7 për qind dhe shkalla e papunësisë mund të mbetet rreth 9 për qind edhe vitin e ardhshëm. Papunësia për këtë vit do të jetë mesatarisht 9.1 për qind.

Sipas parashikimeve të reja të Shtëpisë së Bardhë rritja ekonomike do të jetë 1 për qind më pak se sa parashikimi që kishte bërë në shkurt administrata e presidentit Obama.

Raporti njoftohet një javë para se Presidenti Barak Obama të mbajë një fjalim para Kongresit amerikan për të parashtruar një plan të ri për vendet e punës dhe rimëkëmbjen ekonomike.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni Carney tha se plani i presidentit synon të ulë ndjeshëm shkallën e papunësisë.

“Presidenti do të parashtrojë propozime specifike, të cilat do të përmirësojnë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës në afatin e shkurtër”.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë tha se deficiti buxhetor qëndron tani në shifrën 1,3 trilion dollarë, 20 për qind më pak nga shifra prej 1,6 trilion dollarësh e parashikuar në shkurt dhe kjo u arrit me anë të shtimit të të ardhura nga taksat dhe shkurtimit të shpenzimeve.

XS
SM
MD
LG