Lidhje

Presidenti Obama po përpiqet për miratimin e disa reformave financiare

  • Zëri Amerikës

Presidenti Barak Obama thotë se po përpiqet për miratimin nga Kongresi të një pakete me reforma financiare dhe masa për mbrojtjen e konsumatorit, një projekt-ligj i rëndësishëm në axhendën e zotit Obama.

Në fjalimin e tij të përjavshëm sot, Presidenti tha se plani do të garantojë që transaksione të ndërlikuara financiare të zhvillohen në kushte transparente. Kritikët thonë se këto transaksione kanë qenë faktorë në krizën ekonomike që filloi në vitin 2008.

Presidenti tha gjithashtu se plani do të mbyllë paketat e ndihmave për bankat e mëdha dhe institucionet e tjera financiare, dhe do t’u japë mundësi aksionerëve që të votojnë për kompensimet dhe shpërblimet që marrin drejtuesit e firmave në Wall Street.

Zoti Obama kritikoi udhëheqësit republikanë në Senat që e kanë kundërshtuar planin, duke i akuzuar ata se kanë bashkëpunuar me drejtuesit e Wall Streetit për ta bllokuar reformën.

Demokratët në Senat po përgatiten të debatojnë projekt-ligjin me rregullore mbi transaksionet financiare. Projekt-ligji përfshin edhe një masë për t’i detyruar firmat financiar të kontribuojnë në një fond emergjencash që do t’u vinte në ndihmë bankave në vështirësi.

XS
SM
MD
LG