Lidhje

Obama shpreh shqetësim mbi procesin e paqes në Lindjen e Mesme


U.S. President Barack Obama talk to journalists during a join press conference at the Presidential Palace in Jakarta, Indonesia on Tuesday November 9, 2010.
U.S. President Barack Obama talk to journalists during a join press conference at the Presidential Palace in Jakarta, Indonesia on Tuesday November 9, 2010.

Presidenti amerikan Barak Obama shprehu shqetësim mbi procesin e paqes në Lindjen e Mesme, duke kritikuar Izraelin dhe palestinezët se nuk kanë bërë sa duhet për të krijuar besueshmëri tek njeri tjetri.

Në komentet e tij sot në Indonezi, zoti Obama dënoi vendimin e Izraelit për ndërtimin e 1,300 banesave të reja në territorin e debatueshëm të Jeruzalemit lindor, duke thënë se veprime të tilla nuk i ndihmojnë bisedimet e paqes.

Izraeli i bëri të njohura planet e ndërtimit dje, ditën e dytë të vizitës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në Shtetet e Bashkuara.

Si Departamenti i Shtetit ashtu edhe OKB-ja shprehën zhgënjim ndaj vendimit izraelit.

Palestinezët e shohin Jeruzalemin lindor si kryeqytetin e shtetit të tyre të pavarur në të ardhmen.

XS
SM
MD
LG