Lidhje

Presidenti Obama nënshkruan ligjin për fuqizimin e lirisë së shtypit në botë

  • Zëri Amerikës

Presidenti amerikan Barak Obama firmosi sot një ligj për zgjerimin e rolit të qeverisë amerikane në monitorimin e lirisë së shtypit në botë.

Presidenti Obama tha se legjislacioni dërgon një mesazh të fuqishëm se Shtetet e Bashkuara po i kushtojnë vëmendje mënyrës se si operojnë qeveritë e tjera në këtë aspekt.

Ligji mban emrin e Daniel Perl, një gazetar i Wall Street Journal, të cilit iu pre koka në Pakistan në vitin 2002. Zoti Obama tha se vdekja e zotit Perl tregon se ka njerëz që do të vepronin në mënyra ekstreme për të mos lejuar gazetarët të bënin punën e tyre.

Presidenti Obama tha se Ligji Daniel Perl për Lirinë e Shtypit do t’i kërkojë Departamentit të Shtetit të regjistrojë statusin e lirisë së shtypit në vende të ndryshme në kuadër të vlerësimit të përvitshëm të të drejtave të njeriut.

XS
SM
MD
LG