Lidhje

Obama emëron Xhin Spërling is kreun e ri të Këshillit Kombëtar Ekonomik


Obama emëron Xhin Spërling is kreun e ri të Këshillit Kombëtar Ekonomik
Obama emëron Xhin Spërling is kreun e ri të Këshillit Kombëtar Ekonomik

Presidenti amerikan Barak Obama emëroi Xhin Spërling is kreun e ri të Këshillit Kombëtar Ekonomik që mbikqyr politikat ekonomike të administratës.

Zoti Sperling kishte të njëjtin pozicion në administratën e ish-Presidentit Bill Klinton. Ai pason Lorenc Samers, një tjetër zyrtar i lartë i kohës së Presidentit Klinton. Gjatë dy viteve të para të administratës Obama, Spërling ka qenë këshilltar i Sekretarit të Thesarit Timothi Gaithner.

Zoti Obama e bëri njoftimin sot. Emërimi i zotit Spërling është ndryshimi i fundit i personelit për administratën e zotit Obama, ndërsa përballet me shumicën e re republikane në Dhomën e Përfaqësuesve dhe fillimin e përgatitjeve për fushatën e Presidentit për rizgjedhje në vitin 2012.

Dje, zoti Obama emëroi një tjetër ish zyrtar të administratës Klinton, Uilliam Dejli si shef personeli.

XS
SM
MD
LG