Lidhje

Presidenti Obama nënshkruan ligjin për kreditë studentore


Presidenti Barak Obama nënshkroi sot projektligjin që finalizon reformën e tij historike të shërbimit shëndetësor dhe ndryshon rrënjësisht programin e dhënies së huave për pagesën e shkollës nga studentët.

Zoti Obama e nëshkroi ligjin në një universitet shtetëror të Virxhinas, në periferi të Washingtonit. Ligji i ri përfshin një sërë korrigjimesh në reformën e kujdesit shëndetësor që zoti Obama e nësnshkroi javën e kaluar.

Një numër ligjvënësish demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve kërkuan disa ndryshime të ligjit, në shkëmbim të mbështetjes për reformën në shëndetësi.

Përveç ligjit për kujdesin shëndetësor, ligji që nënshkroi sot Presidenti ndryshon edhe funksionimin e huave për studentët, duke e bërë qeverinë federale huadhënëse të drejtpërdrejtë për studentët që duan të paguajnë shkollën.

XS
SM
MD
LG