Lidhje

Senati amerikan pranë miratimit të marrëveshjes së debatueshme për taksat


Senati amerikan pranë miratimit të marrëveshjes së debatueshme për taksat
Senati amerikan pranë miratimit të marrëveshjes së debatueshme për taksat

Ligjvënësit në Kongresin amerikan janë pranë miratimit të një marrëveshjeje të debatueshme mes Presidentit Barak Obama dhe ligjvënësve republikanë lidhur me taskat ndaj të ardhurave.

Senati amerikan pritet të zhvillojë një votim përfundimtar sot për masën me vlerën prej 858 miliardë dollarësh, që e shtyn me dy vjet afatin e shkurtimit të taksave, që u miratua kur president ishte Xhorxh Bush.

Nëse ligji miratohet, ai mund të paraqitet në Dhomën e Përfaqësuesve, ku shumë anëtarë të Partisë Demokrate të zotit Obama janë zemëruar për pakësimin e konsiderueshëm të taksave ndaj amerikanëve të pasur.

Por udhëheqësi demokrat Steny Hoyer i tha gazetarëve dje, se pret që ligji të miratohet. Afati i ligjit për pakësimin e taksave të miratuar gjatë administratës së Presidentit Bush skadon më 31 dhjetor.

XS
SM
MD
LG