Lidhje

Odierno: SHBA do të tërheqin pjesërisht forcat nga Iraku deri në fund të gushtit


Komandanti më i lartë ushtarak amerikan në Irak i tha sot rrjetit televiziv Fox News se SHBA po vazhdojnë planet për pakësimin e trupave në 50000

Komandanti më i lartë ushtarak amerikan në Irak, gjenerali Ray Odierno tha se Shtetet e Bashkuara nuk i kanë ndryshuar planet për një tërheqje të pjesëshme të forcave deri në fund të gushtit.

Gjenerali Ray Odierno i tha sot rrjetit televiziv Fox News se megjithë pasiguritë politike të kohëve të fundit dhe shtimin e sulmeve militante në Irak, Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë planet për pakësimin e trupave në 50000.

Gjenerali Odierno tha se tani në Irak ka 95000 trupa amerikane dhe tërheqja e trupave do të fillojë sipas planit në qoftë se nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madhe e të parashikuar në gjendjen e sigurisë.

Gjenerali Odierno tha se trupat e tjera do të vazhdojnë të mbështesin ushtrinë irakiane dhe do të jenë pjesë e përpjekjeve kundër terrorizmit. Shtetet e Bashkuara kanë në plan të tërheqin të gjitha forcat nga Iraku deri në fund të vitit të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG