Lidhje

BP provë me një procedurë të rrezikshme nën det që do të lejonte mbledhjen e të gjithë naftës


Gjigandi i naftës BP po vë në provë një procedurë të rrezikshme nën det, e cila do të lejonte mbledhjen e të gjithë naftës që rrjedh nga pusi i dëmtuar.

Punonjësit po përgatiten të zëvendësojnë pajisjen që mbulon aktualisht grykën e pusit rreth 1,500 metra nën sipërfaqe.

Pajisja që lejonte rrjedhje në një farë mase, do të zëvendësohet nga një tjetër impiant që do të mbyllë më mirë grykën e pusit.

Nëse përpjekjet dalin me sukses, zyrtari amerikan që mbikqyr operacionet thotë se mund të deklarohet se rrjedhja është nën kontroll. Admirali i Rojes Bregdetare Thad Allen thotë se kontrolli i rrjedhjes do të ishte vetëm një zgjidhje e përkohshme, deri në bllokimin përfundimtar të pusit.

XS
SM
MD
LG