Lidhje

BP instalon një kapak të ri për të bllokuar pusin e naftës në Gjirin e Meksikës

  • Zëri Amerikës

Në Gjirin e Meksikës, filmimet e bëra në ujrat e turbullta tregojnë se kapaku i ri mbi grykën e pusit është instaluar me sukes dhe siç është parashikuar do të paksojë ndjeshëm rrjedhjen e naftës e ndoshta do ta bllokojë përfundimisht atë.

Zyrtarët e kompanisë BP thonë se provat që mund të zgjasin nga disa orë në disa ditë, do të kryehen për të parë efiçiencën e kapakut të ri. Por vendosja e këtij kapaku është një zgjidhje e përkohëshme.

Ndërkohë, kompania po vazhdon të hapë dy puse shkarkimi për të ulur presionin e rrjedhjes, në mënyrë që ta bllokojë grykën e pusit të dëmtuar me baltë dhe çimento. Pusi i parë i shkarkimit pritet të vihet në funksionim pas rreth një muaji.

Pusi i çarë ka derdhur deri në 60 mijë fuçi nafte në ditë që nga fundi i prillit. Është rrjedhja më masive e naftës në historinë e Shteteve të Bashkuara dhe ka ndotur pjesë të mëdha të brigjeve të Gjirit, si edhe ka shkaktuar ngordhjen dhe plagosjen e shpendëve dhe gjallesave detare e ka sjellë pasoja katastrofike për peshkimin, turizmin dhe industri të tjera në shtetet pranë Gjirit të Meksikës.

XS
SM
MD
LG