Lidhje

Ambjentalistët në mbrojtje të burimeve alternative të energjisë

  • Jim Malone

Ambjentalistët në mbrojtje të burimeve alternative të energjisë

Ambjentalistët në mbrojtje të burimeve alternative të energjisë

Rrjedhja e naftës në Gjirin e Meksikës po kthehet në një katastrofë të madhe ekologjike. Por mbeten për t’u parë pasojat politike që do të ketë ajo në të ardhmen e çpimeve në det.


"Nafta dhe uji nuk përzjehen! Pastrojeni sa më parë! Ishin këto thirrjet e demonstruesve që dolën nëpër rrugët e Uashingtonit pas rrjedhjes së naftës në Gjirin e Meksikës, së pari para Departamentit të Burimeve Natyrore që ka në kompetencë çpimet për naftë, pastaj para Shtëpisë së Bardhë për t’i dërguar një mesazh të qartë Presidentit Obama. Ambjentalisti Phil Aroneanu thotë:

"Ne besojmë se Presidenti Obama duhet të ndryshojë politikën e energjisë nga buriment ndotëse të energjisë, çpimet, minierat, përndryshe do të kemi katastrofa të tilla përsëri”.

Analistët po përpiqen të vlerësojnë pasojat politike të rrjedhjes së naftës. Por mbrojtësit e industrisë së naftës thonë se është shumë shpejt që të bëhet një vlerësim i tillë. John Felmy punon në Institutin Amerikan të Naftës.

"Për momentin është shumë shpejt të bëhet vlerësimi i pasojave. Industria është e përqendruar tani për tani në vlerësimin e rrjedhjes si një incident tragjik. Së pari ne duhet të bllokojmë rrjedhjen e naftës, të pastrojmë ujrat dhe pastaj të përcaktojmë se çfarë ndodhi”.

Pas rrjedhjes së naftës në Gjirin e Meksikës, kompanitë e naftës janë hedhur në mbrojtje, duke u përpjekur t’u shangen kritikave të presidentit.

"E pashë me sytë e mi zëmërimin dhe iritimin e fqinjëve tanë në rajonin e Gjirit. Më lejoni t’ua them hapur, ky është një zëmërim dhe iritim që ndjej edhe unë si president”.

Nga Kongresi, Senatori John McCain kërkoi përgjigje nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Janet Napolitano, në një debat ditët e fundit.

McCain: "Ku mbështetet optimizmi juaj”?

Napolitano: "Unë e trajtoj këtë dita ditës".

Ambjentalistët besojnë se rrejdhja e naftës mund të bëhet shkak për mbështetjen e burimeve alternative të energjisë.

"Ne e dimë se me teknologjinë e sotme, me teknologjinë e të ardhmes, me erën dhe diellin, katastrofa si këto nuk do të ndodhim më”.

Por ekonomisti i industrisë së naftës, John Felmy, thotë se kjo nuk mund të bëhet kaq shpejt.

"Nga e marrim ne energjinë? Tani për tani ne sigurojmë 37% të energjisë nga nafta dhe kemi nëpër rrugë 250 milionë automjete që nuk janë elektrike, nuk punojnë me gaz dhe as burime alternative, prandaj neve do të na duhet nafta edhe për një farë kohe në të ardhmen”.

Anketat e opinionit publik tregojnë se shumica e amerikanëve mbështesin ende çpimet në det, por përqindja ka rënë paksa pas rrjedhjes së naftës në Gjirin e Meksikës dhe mund të vazhdojë të bjerë në varësi të pasojave evenutale të saj për mjedisin.

XS
SM
MD
LG