Lidhje

Operacionet për mbylljen e pusit në Gjirin e Meksikës ende pa sukses

  • Zëri Amerikës

Kompania energjetike BP po vazhdon sot operacionet për të mbyllur pusin e naftës në tabanin e detit që ka shkaktuar një ndotje masive në Gjirin e Meksikës. Nuk është e qartë nëse operacionet po funksionojnë. Kompania ka vënë në provë një procedurë që bazohet tek derdhja e një sasie të madhe viskoze për të vulosur grykën e pusit.

Zyrtarët e BP kanë njoftuar se është shënuar një farë përparimi, por thonë se nuk do ta mësojnë deri nesër efektin e plotë të procedurës. Disa ekspertë kanë thënë se nuk duket që procedura po ecën mirë, bazuar në videot e xhiruara gjatë operacioneve nënujore. Rrjedhja, e cila ka shkarkuar 12 mijë deri në 19 mijë fuçi naftë në ditë që nga muaji i kaluar, është më e rënda në historinë amerikane.

Presidenti amerikan Barak Obama thotë se merr përgjegjësi të plotë për ndalimin e rrjedhjes, ndërkohë që përgjegjësia e kostos bie mbi kompaninë BP.

XS
SM
MD
LG