Lidhje

Nju Jork: Vazhdon punimet Asambleja e Përgjithshme e OKB


Nju Jork: Vazhdon punimet Asambleja e Përgjithshme e OKB
Nju Jork: Vazhdon punimet Asambleja e Përgjithshme e OKB

Sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së foli presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad. Ai i akuzoi Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe Prëndimin për provokimin e luftrave, nxitjen e mosmarrëveshjeve në botë dhe përhapjen e “totalitarizimit”.

Në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, zoti Ahmadinexhad po ashtu fajësoi ato që ai i cilësoi “fuqi arrogante” të Perëndimit që kanë shkaktuar recesionin global dhe pabarazitë sociale.

Ndërsa presidenti iranian fliste, delegacionet e Shteteve të Bashkuara, Francës dhe të disa vendeve të tjera u larguan nga salla e mbledhjes. Ashtu si edhe më parë, fjalimi i zotit Ahmadinexhad u përqëndrua tek tema e menaxhimit të situatave globale, duke pakësuar rolin e Perëndimit. Ai foli gjithashtu për nevojën e reformimit të OKB-së.

Irani ka mosmarrëveshje me qeveritë evropiane dhe me administratën e Presidentit Obama lidhur me rolin e debatueshëm të pregramit bërthamor të Teheranit.

Edhe fjalimet e mëparshme presidenti iranian ka ngjallur debate tek të pranishmit. Ai ka mohuar Holokaustin dhe ka shprehur dyshime lidhur me vartiantin zyrtar të sulmeve terroriste të 11 shtatorit, deklarata këto që kanë shkaktuar bojkotimin e seancës nga një numër diplomatësh gjatë fjalimeve të tij. Ndërsa presidenti iranian fliste të Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, para selisë së organizatës ishin grumbulluar qindra protestues, të cilët shprehën pakënaqësinë e tyre për praninë e zotit Ahmadinexhad në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

XS
SM
MD
LG