Lidhje

15 vjetori i shpërthimit në Oklahoma


Sekretarja amerikane e Departamentit të Sigurisë Kombëtare Xhenet Napoletano bëri homazhe për viktimat e sulmit të para 15 vjetëve me bombë në ndërtesën federale Alfred P. Murrah në qytetin e Oklahomës.

Qindra të mbijetuar, miq dhe të afërm të viktimave u mblodhën sot në që u zhvillua në vendin ku ndodhi shpërthimi për të kujtuar sulmin e 19 prillit 1995 që shkaktoi vdekjen e 168 vetave, përfshirë 19 fëmijë.

Ceremonia filloi me 168 sekonda heshtje.

Zonja Napoletano bëri thirrje për vigjilencë të vazhdueshme kundër ideologjive të dhunshme që çuan në këtë sulm dhe vuri në dukje kërcënimin e vazhdueshëm terrorist brenda dhe jashtë vendit. Sulmi me bombë në qytetin e Oklahomës ishte sulmi më i rëndë terrorist në territorin e Shteteve të Bashkuara deri me 11 shtator 2001.

Autori i sulmit, Timoti Mekvei, ishte influencuar nga grupe ekstremiste të krahut të djathë me filozofi anti-qeveritare.

XS
SM
MD
LG