Lidhje

Kosovë: Kremtohen krishtlindjet ortodokse

  • Leonat Shehu

Kosovë: Kremtohen krishtlindjet ortodokse

Kosovë: Kremtohen krishtlindjet ortodokse

Në kishat e manastiret e Kosovës mbrëmë dhe sot janë mbajtur liturgjitë me rastin e krishtlindjeve ortodokse. Liturgjia është shërbyer edhe në kishën ortodokse në pjesën jugore të Mitrovicës si dhe manastiret më të mëdha e më të njohura në Gracanicë dhe në Deçan. Manifestimi qendror është mbajtur në Prizren ku Peshkopi Teodosije, drejtues i kishës ortodokse serbe për Kosovën, mes tjerash u ka bërë thirrje serbëve të zhvendosur të kthehen në këtë qytet.

Ja, po krijohen kushtet që të ndjekurit të mund të kthehen. E kur të kthehen nuk do të jenë vetëm. Pranë shtëpive të tyre do të kenë edhe këtë shtëpi, këtë tempull dhe ne do të jemi me ta, zoti do të jetë me ta”, tha Peshkopi Teodosije.

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Bozhidar Gjelic, tha ndërkaq se Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për çështjen e Kosovës. Ai nënvizoi se ardhmëria evropiane e Serbisë nuk nënkupton ndryshim të qëndrimit të saj kundruall Kosovës.

Politika e Serbisë kundruall Kosovës, nuk ndryshon. Serbia kurrë nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës. Njëkohësisht Serbia e di shumë mirë se duhet të gjejmë një zgjidhje për çështjen e Kosovës për të hyrë në Bashkimin Evropian. Njësoj është edhe për Prishtinën, Ajo nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian pa gjetur një formë kompromisi me Serbinë”, tha Bozhidar Gjeliç.

Serbia vazhdon të kundërshtojë ashpër pavarësinë e Kosovës të cilën deri tash e kanë njohur 73 vende të botës.

Udhëheqësit politikë të Kosovës, ndërkaq i përgëzuan besimtarët ortodoks me rastin e krishtlindjeve me thirrjet për harmoni tolerancë e mbarësi. Ata thanë në urimet e tyre se institucionet e vendit janë të përkushtuara për të krijuar një mjedis të qëndrueshëm. e paqësor në mënyrë që të gjithë qytetarët pa dallim etnie a besimi, të ndihen të sigurt për të ardhmen e vet dhe të fëmijëve të tyre.

XS
SM
MD
LG