Lidhje

Raport i Pranisë së OSBE në Shqipëri për vitin e fundit


Raport i Pranisë së OSBE në Shqipëri për vitin e fundit
Raport i Pranisë së OSBE në Shqipëri për vitin e fundit

Raporti i mbajtur sot Vjenë nga ambasadori i OSBE-së Robert Bosch është më tepër një përshkrim i zhvillimeve në Shqipëri ku në pjesën më të madhe shmangen komentet direkte për to. Natyrisht një pjesë e mirë e tij i kushtohet situatës politike dhe konfliktit të gjatë mes shumicës dhe opozitës për cështjen e hetimit të zgjedhjeve. “Megjithëse rendi i punimeve të parlamentit u ruajt në aspekte të tilla tepër të rëndësishme si procesi i liberalizimit të vizave, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reforma ekonomike dhe e gjyqësorit, mungesa e dialogut politik e pnegoi organin ligjvënës për të miratuar disa ligje të nevojshme për të cuar përpara axhendën e integrimit”, ka nënvizuar ambasadori Bosch duke vijuar më tej me kronologjinë e ngjarjeve që nga greva e urisë, takimin e Strasburgut apo bisedimet dypalësh që nuk kanë sjellë ende asnjë rezultat.

Në mungesën e dialogut politik ambasadori Bosch sheh edhe rrezikun që lidhet me reformën zgjedhore. Ai kujton se si “praktikat ndërkombëtare kërkojnë që një reformë e tillë të realizohet 6 muaj përpara zhvillimit të zgjedhjeve. Meqë zgjedhjet vendore janë planifikuar për në maj të 2011, kjo do të thotë që puna duhet të përfundojë në nëntor. Tani jemi në shtator dhe nuk është bërë asnjë progres”, vëren ambasadori Bosch sipas të cilit “është e vështirë të shihet sesi afati i nëntorit mund të arrihet, sidomos duke patur parasysh se komisioneve të mpëarshme parlamentare ad hoc u është dashur përherë mbi tre muaj për të përfundur punën e tyre”. Ai nxit që një proces konsensual reforme të nisë menjëherë, ndërsa kujton se për zgjedhjet e 2009 pati një vullent të dukshëm politik mes dy forcave kryesore. Përë këtë arsye ai shton se edhe për zgjedhjet vendoyure “një vullnet më i madh politik do të nevojitet për të garantuar përmbushjen e plotë të standarteve ndërkombëtare. Pas 20 vitesh të gjata tranzicioni, publiku shqiptar pret që udhëheqësit e tij politik t’i japin fund kapitullit të zgjedhjeve të kontestuara.

Në raportin e tij ambasadori i Osbe-së analizon edhe situatën në sistemin e Drejtësisë ku thekson se pavarësia e gjyqësorit mbetet ende një sfidë. “Gjyqësori shpesh mund t’i nënshtrohet ndërhyrjeve të jashtme dhe emërimeve e transferimeve në gjyqësor shpesh u mungon transparenca e mjaftueshme”. Lidhur me debatin për ligjin për Shërbimet sekrete, ndërsa i referohet shqetësimeve të ngritura për përmbajtjen e tij ambasadori Bosch shpjegon se qeveria ka premtuar se të gjitha shqetësimet e ngritura kanë gjetur përgjigje në variantin që ndodhet tanimë në parlament. Lidhur me luftën ndaj korrupsionit ndërsa njeh përmirësimet legjislative ambasadori Bosch vëren se “ndërsa ka rritje në ndjekejn e sukseshm penale të zyrtarëve të nivelit të ulët dhe të mesëm, përpjekjet për të ndjekur zyrtarë të lartë mbeten më modeste”.

Në raport ambasodori i Osbe-së analizon edhe cështjet e pronësisë dhe problemet që sjell në investimet , problmet e shtypit ku burimet financiar dhe transparenca vazhdojnë të jenë shqetëim shprehet ai apo dhe problemet e decentralizimit.

XS
SM
MD
LG