Lidhje

Programi novator “Visible Ink” për pacientët me kancer

  • Bernard Shusman
  • Zëri Amerikës

Programi novator “Visible Ink” për pacientët me kancer

Programi novator “Visible Ink” për pacientët me kancer

Visible Ink është një program novator i filluar nga qendra e famshme e kancerit në Nju Jork, Memorial Sloan-Kettering. Kjo qendër inkurajon pacientët e saj me kancer që të shkruajnë me ndihmën e këshilltarëve profesionistë.

Një recitim special nga aktorë profesionistë. Ata paraqesin punën e pacientëve me kancer, që kurohen në qendrën Memorial Sloan- Kettering. Një herë në vit, disa prej veprave të tyre interpretohen.

Kjo filloi kur romancieria Xhudith Kelman, filloi një program terapie të shkruari, i quajtur Visible Ink, për pacientët me kancer. Pas 3 vjetësh në të marrin pjesë qindra pacientë.

“Ju jeni historia jonë. Me kalimin e kohës, njerëzit shikojnë rrugën në të cilën ka hyrë jeta e tyre. Dhe pa pritur kanceri, një sëmundje shumë e rëndë, pushton jetën e tyre. Jeta e tyre është tronditur, është shndërtuar si të thuash në një tren të shkatërruar. Ne u japim fuqi njerzve të vihen në kontroll të jetës së tyre. Dhe këtë ata mund ta bëjnë në format nga më të ndryshmet, me anë të poezisë, eseve, memuareve, e të tjera”.

Zonja Kelman këshillon disa prej pacientëve, që shkruajnë. Ajo ka edhe rreth 50 vullnetarë të tjerë, që bëjnë të njëjtën gjë.

Njëri prej studentëve të shkrimtares Kelman është pacienti me kancer, Majkëll Soloman. Ai është kineast e regjisor dhe mezi pret të marrë pjesë në këtë program.

Eseja e tij me titull “Pengesa të Mëdha” u vu kohët e fundit në skenë. Dhe për këtë ai varet te këshillat dhe sugjerimet e zonjës Kelman.

“Është si një ëndër. Ti ke një redaktor dhe flet me të rreth çdo ngjarrjeje. Kjo është pozitivja e këtij programi. Kam shkruar shpesh rreth kancerit, por kam shkruar edhe rreth dështimeve të mija në dashurinë me femrat. Në këtë program, mund të shkruash për çdo gjë”.

Rejçëll Rach u diagnostikua me kancer kur ishte 2 vjeç dhe kjo përkoi me diagnostikimin e të jatit të saj me kancer. Që të dy janë mirë, por Rejçëll, me profesion aktore, vazhdon kurat.

“Mbijetesa nga kanceri është pjesë e jetës dhe e vetë qënies time”.

Rejçëll thotë se shkrimi për programin Visible Ink i ka dhënë asaj besimin që të vazhdojë karierën e saj, megjithëse ka kancer. Ajo është këshilluar për 2 vjet nga Marianna Heusler.

Shfaqja "Puppet Show," e shkruar nga Rejçëll Rach, u interpretua në shfaqjen vjetore. Ajo ishte në audiencë me të jatin dhe pikërisht kjo iu shtua natyrës së jashtëzakonshme të kësaj mbrëmjeje.

Vetë vepra e të shkruarit dhe përfundimit të një shfaqjeje, thotë Judith Kelman, krijon një ndjenjë të jashtëzakonshme arritjeje, që në vetëvete është një terapi shumë e vlefshme.

XS
SM
MD
LG