Lidhje

Gjermani: Një paketë e dyshimtë i dërgohet me postë zyrës së kancerales Merkel

  • Zëri Amerikës

Gjermani: Një paketë e dyshimtë i dërgohet me postë zyrës së kancerales Merkel

Gjermani: Një paketë e dyshimtë i dërgohet me postë zyrës së kancerales Merkel

Zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel tha sot se një paketë e dyshimtë dërguar me postë zyrës së kancerales ishte adresuar në emër të saj me qëllim për të shkaktuar lëndime në njerëz.

Zëdhënësi Stefen Zajbert tha se pakoja “e dyshimtë” u gjet sot gjatë kontrollimit rutinor të postës.

Ai tha se, sipas hetimeve, përmbajtja e pakos synonte të shkaktonte lëndime në njerëz. Policia çaktivizoi mjetet në paketë.

Zoti Zajbert tha se askush nuk ishte lënduar. Zonja Merkel ndodhej jashtë Gjermanisë në këtë kohë për vizitë zyrtare në Belgjikë.

XS
SM
MD
LG