Lidhje

Pakistani hedh poshtë akuzat se provokoi shkëmbimin me Afganistanin

  • Zëri Amerikës

Pakistani hedh poshtë akuzat se provokoi shkëmbimin me Afganistanin

Pakistani hedh poshtë akuzat se provokoi shkëmbimin me Afganistanin

Pakistani i mohoi njoftimet se trupat vendase hapën zjarr të parat ndaj forcave afgane, duke nxitur sulme ajrore që shkaktuan vrasjen e 24 ushtarëve pakistanezë, në një incident që i ka acaruar më tej marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit.

Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze gjeneral major Athar Abaz tha sot se pretendimet se trupat pakistaneze e hapën të parët zjarrin të shtunën nuk janë të vërteta dhe se trupat e NATO-s dhe zyrtarët afganë po nxirrnin justifikime. Ai vuri në pah se nuk nuk kishte viktima mes trupave të koalicionit.

Zyrtarë të paidentifikuar afganë thanë dje se forcat e NATO-s dhe ato afgane që po patrullonin pranë kufirit me Pakistanin u goditën para se të kërkonin ndihmën nga sulmet ajrore të NATO-s. NATO-ja pastaj urdhëroi goditjet e koalicionit që shkaktuan vdekjen e 24 ushtarëve pakistanezë në rajonin Mohmand, pranë kufirit me Afganistanin.

Zyrtarët e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara kanë shprehur ngushëllime dhe kanë premtuar një hetim të hollësishëm të incidentit. Një zëdhënës i Pentagonit tha sot se Komanda qendrore amerikane do të dërgonte një ekip për të kryer një hetim të veçantë.

XS
SM
MD
LG