Lidhje

Zyrtarët pakistanezë: 2 sulme të avionëve amerikanë pa pilotë në Vaziristanin verior

  • Zëri Amerikës

Zyrtarët pakistanezë: 2 sulme të avionëve amerikanë pa pilotë në Vaziristanin verior

Zyrtarët pakistanezë: 2 sulme të avionëve amerikanë pa pilotë në Vaziristanin verior

Zyrtarë pakistanezë të zbulimit thonë se avionë amerikanë pa pilot kanë kryer dy sulme me raketë në rajonion fisnor në veriperëndim të vendit, duke vrarë 7 persona të dyshuar si militantë. Zyrtarët thanë se sulmet ajrore u kryen të dielën në Vaziristanin Verior, një ditë pasi një avion amerikan pa pilot vrau 4 militantë në një njëjtën zonë.

Avionët amerikanë pa pilot kanë kryer thuajse 20 sulme me raketë në rajonin fisnor të Pakistanit këtë muaj. Forcat amerikane i kryejnë sulmet me avionë pa pilot kundër militantëve me lidhje me rrjetin Haqqani, që e përdor Vaziristanin si bazë për kryerjen e sulmeve ndaj trupave të NATO-s në Afganistanin fqinj.

Vaziristani Verior është jashtë kontrollit të qeverisë pakistaneze.

XS
SM
MD
LG