Lidhje

CIA tërheq shefin e saj të stacionuar në Islamabad

  • Zëri Amerikës

CIA tërheq shefin e saj të stacionuar në Islamabad

CIA tërheq shefin e saj të stacionuar në Islamabad

Agjencia Qendrore e Zbulimit amerikan, CIA, e ka tërhequr shefin e saj të stacionuar në Islamabad pas kërcënimeve që kishte marrë ky i fundit për jetën, ndërkohë që emri i tij doli në pah pas një çështje ligjore në Pakistan.

Emri i shefit të CIA-s në Pakistan u bë publik këtë javë gjatë një ankese ligjore nga një avokat pakistanez në emër të klientëve që janë të afërm të individëve që humbën jetën në sulmet me aroplanë të telekomanduar që dyshohet se janë amerikanë. Çështja ligjore po ashtu përfshin edhe drejtorin e CIA-s Leon Paneta dhe Sekretarin amerikan të Mbrojtjes Robert Gates.

Zyrtarët amerikan nuk kanë komentuar mbi sulmet me aeroplanë të telekomanduar përveçse kanë thënë se janë pjesë integrale e luftës kundër terroristëve të al-Kaidës të cilët i përdorin rajonet fisnore të Pakistanit si bazë strategjike. Njoftimet e medias thonë se shefi i CIA-s në Islamabad luan një rol të rendësishëm në programet e sulmeve me aeroplanë të telekomanduar si dhe shërben si ndërmjetësi i lartë me agjencinë pakistaneze të zbulimit, ISI.

XS
SM
MD
LG