Lidhje

Mbi 47 të vrarë nga shpërthimi në një xhami në Kyber të Pakistanit


Mbi 47 të vrarë nga shpërthimi në një xhami në Kyber të Pakistanit
Mbi 47 të vrarë nga shpërthimi në një xhami në Kyber të Pakistanit

Zyrtarët në Pakistanin veriperëndimor thonë se numri i të vrarëve nga një shpërthim në një xhami gjatë lutjeve të së premtes ka arritur në të paktën 47 vetë. Shpërthimi ndodhi kur më shumë se 300 vetë kishin mbushur xhaminë në Jamrud, qyteti kryesor në rajonin fisnor Kyber. Autoritetet thonë se të paktën 100 vetë u plagosën nga sulmi.

Pamjet televizive tregojnë dëmtime të rënda në ndërtesë. Brenda xhamisë, plaçka e sandale ishin shpërndarë mbi dyshemenë e përgjakur.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun tha se ishte revoltuar thellë nga sulmi i qëllimshëm në një objekt kulti dhe kishte përcjellë ngushëllime për familjet e viktimave.

Asnjë organizatë nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, që u ndërmor gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Por dega e talebanëve në Pakistan ka ndërmarrë më parë sulme të ngjashme në hakmarrje ndaj vrasjes së udhëheqësit të al-Kaidës Osama bin Laden në maj.

XS
SM
MD
LG