Lidhje

Pakistan: Sulme të militantëve kundër disa pikave kufitare me Afganistanin

  • Zëri Amerikës

Pakistan: Sulme të militantëve kundër disa pikave kufitare me Afganistanin

Pakistan: Sulme të militantëve kundër disa pikave kufitare me Afganistanin

Qindra militantë nga Afganistani kanë sulmuar disa postblloqe pakistaneze në kufirin mes këtyre dy vendeve, duke vrarë të paktën 36 pjesëtarë të personelit të sigurimit. Zyrtarët thonë se të paktën nëntë kryengritës u vranë në luftimet që u zhvilluan sot.

Po sipas burimeve zyrtare, sulmet filluan në fshatin Arando në distriktin Çitral të Pakistanit veriperëndimor, në afërsi të provincës afgane Nuristan. Militantët pastaj sulmuan zona të tjera afër kufirit. Ushtria pakistaneze thotë se dërgoi përforcime për të sprapsur militantët.
Sulmet ndërkufitare kanë ngritur tensionet në mes Pakistanit dhe Afganistanit në muajt e fundit ndërkohë që këto vende luftojnë kryengritësit talebanë dhe ekstremistët që kanë lidhje me al-Kaidën.

Uashingtoni ka rritur presionin ndaj Pakistanit për të ndërmarrë hapa më të vendosur kundër militantëve që kur forcat speciale amerikane gjetën dhe vranë udhëheqësin e al-Kaidës Osama bin Laden në qytetin pakistanez Abotabad në muajin maj.

XS
SM
MD
LG