Lidhje

15 të vrarë në Pakistan nga sulme me avionë të telekomanduar

  • Zëri Amerikës

15 të vrarë në Pakistan nga sulme me avionë të telekomanduar

15 të vrarë në Pakistan nga sulme me avionë të telekomanduar

Zyrtarët pakistanezë thonë se tre sulme me aeroplanë pa pilot, që mendohet të jenë amerikanë, kanë vrarë të paktën 15 njerëz në rajonin fisnor të Pakistanit përgjatë kufirit me Afganistanin.

Të tre sulmet ndodhën sot në Vaziristanin Verior, bazë e talibanëve dhe militantëve të lidhur me al-Kaidën.

Zyrtarët e shërbimeve të zbulimit thanë se sulmi i parë kishte në shënjestër një bazë të një militanti lokal i cili besohet se ka lidhje me rrjetin Haqqani, duke vrarë të paktën 7 militantë.

Në sulmin e dytë, një aeroplanë pa pilotë goditi një makinë në qytetin Datta Khel, 40 kilometra në përëndim të qytetit kryesor të Miranshah, duke vrarë katër militantë.

Sulmi i tretë, gjithashtu afër qytetit të Miranshah, sonte vonë, vrau 4 militantë.

Shtetet e Bashkuara kanë shtuar sulmet me raketa në Vaziristanin Verior në përpjekje për të asgjësuar kryengritësit që janë përgjegjës për planifikimin dhe kryerjen e sulmeve kundër trupave të NATO-s në Afganistan.

XS
SM
MD
LG