Lidhje

Pakistan: Zgjedhje të jashtëzakonshme në Karaçi në një atmosferë tensionesh

  • Zëri Amerikës

Pakistan: Zgjedhje të jashtëzakonshme në Karaçi në një atmosferë tensionesh

Pakistan: Zgjedhje të jashtëzakonshme në Karaçi në një atmosferë tensionesh

Zgjedhësit në portin e Karaçit në Pakistanin jugor po hedhin sot votat në zgjedhje të jashtëzakonshme, pas një raundi të ri dhune që la të vdekur të paktën 21 vetë. Policia thotë se ka arrestuar të paktën 20 të dyshuar në lidhje me vrasjet e djeshme.

Votuesit do të zgjedhin një pasues të ligjvënësit që u vra në muajin gusht. Vrasja e Raza Haider, anëtar i Partisë MQM, shkaktoi 4 ditë trazira të dhunshme që lanë të vrarë të paktën 85 vetë.

Partia MQM përfaqëson kryesisht komunitetin që flet gjuhën urdu. Partia rivale ANP përfaqëson grupin etnik Pashtu. Të dyja partitë fajësojnë njëra-tjetrën për dhunën që shpërtheu pas vrasjes së ligjvënësit Haider.

Karaçi ka përjetuar në masë të madhe dhunë etnike dhe sektare, krime dhe rrëmbime.

XS
SM
MD
LG