Lidhje

Rreziqet e sëmundjeve infektive nga përmbytjet në Pakistan


Zyrtarët e ndihmave thonë se sëmundjet infektive paraqesin rreziqe të reja për banorët e prekur nga përmbytjet në Pakistan, më të rëndat në dekadat e fundit.

Zyrtarët thanë sot se mungesa e ujit të pastër dhe e kushteve sanitare po shkakton përhapjen e diarresë. Zyrtarët e shëndetësisë paralajmërojnë se sëmundjet infektive mund të shkaktojnë viktima të reja.

Nga përmbytjet e dy javëve të fundit deri tani kanë humbur jetën rreth 1 mijë e 600 banorë.

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për 460 milionë dollarë për të siguruar ndihma të ngutshme për Pakistanin.

XS
SM
MD
LG