Lidhje

Pakistan: Partia MQM deklaron se do të shkëputet nga koalicioni qeverisës

  • Zëri Amerikës

Pakistan: Partia MQM deklaron se do të shkëputet nga koalicioni qeverisës

Pakistan: Partia MQM deklaron se do të shkëputet nga koalicioni qeverisës

Partneri kryesor i koalicionit në qeverinë e Pakistanit thotë se do të largohet nga aleanca me partinë në pushtet dhe do të bashkohet me opozitën. Një zëdhënës i partisë MQM bëri të njohur se do t’i bashkohet opozitës, si në Asamblenë Kombëtare, edhe në Senat.

Partia MQM më parë ka kundërshtuar masat e qeverisë për rritjen e çmimit të karburantit dhe të taksave. Nuk është e qartë se largimi i saj nga qeveria aleate me Shtetet e Bashkuara do të çojë në rrëzimin e qeverisë.

Partia në pushtet kishte një shumicë në vogël në Parlament. Agjencia Rojters citonte kryeministrin pakistanez Jusuf Riza Gilani të ketë thënë se qeveria e tij nuk do të bjerë, megjithë vendimin e partisë MQM.

XS
SM
MD
LG