Lidhje

Pakistani bën prova me raketa që mund të pajisen me mbushje bërthamore

  • Zëri Amerikës

Pakistani bën prova me raketa që mund të pajisen me mbushje bërthamore

Pakistani bën prova me raketa që mund të pajisen me mbushje bërthamore

Pakistani bëri sot prova me raketa që mund të pajisen me mbushje bërthamore. Në një deklaratë të ushtrisë thuhet se u lëshuan dy raketa balistike dhe që të dyja goditën objektivat.

Raketa Gazvani ka një rreze veprimi prej 290 kilometrash, ndërsa Shahin 1 mund të godasë një objektiv 650 kilometra larg. Sipas deklaratës së ushtrisë pakistaneze thuhet se Kryeministri Jusuf Raza Gilani dhe zyrtarë të tjerë të ushtrisë ishin të paranishëm gjatë provave.

Zoti Gilani i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar ta njohë Pakistanin si fuqi bërthamore dhe të lejojë bashkëpunimin në përftimin e energjisë bërthamore për përdorime civile, gjë që do ta ndihmonte Pakistanin të dilte nga kriza kronike energjetike.

Pakistani nuk ka pranuar të nënshkruajë marrëveshjet për mospërhapjen e armëve dhe ndodhet përballë masës së ndalimit të tregtisë bërthamore.

XS
SM
MD
LG