Lidhje

Pakistan: Ekstremistët djegin 25 kamionë cisternë


Pakistan: Ekstremistët djegin 25 kamionë cisternë
Pakistan: Ekstremistët djegin 25 kamionë cisternë

Në Pakistan, persona të armatosur i vunë zjarrin 25 kamionëve cisternë. Ky është sulmi i 6-të në më pak se një javë ndaj automjeteve që furnizojnë trupat e NATO-s në Afganistan. Autoritetet thonë se sulmi ndodhi në një depo në periferi të qytetit të Kuetës, ku personat e armatosur qëlluan me armë, duke u vënë zjarrin kamionëve me naftë. Media lokale njoftoi se përgjegjësinë për sulmin e morën talebanët në Pakistan.

Sulmet ndaj autokolonave të NATO-s me furnizime filluan pasi Pakistani mbylli pikëkalimin e Torkumit, në rajonin fisnor të Kyberit, pas një sulmi nga një helikopter i NATO-s, për të cilin Pakistani tha se kishte vrarë tre ushtarë vendas. Kamionët cisternë që u shkatërruan në Kueta po përdornin një rrugë tjetër për të hyrë në Afganistan përmes pikëkalimit Chaman.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes pritet të nxjerrë të mërkurën një raport lidhur me sulmin e NATO-s.

XS
SM
MD
LG