Lidhje

Pakistan: Të paktën 20 të vdekur nga një shpërthim vetëvrasës me makinë-bombë

  • Zëri Amerikës

Talebanët në Pakistan kanë marrë përgjegjësinë për një sulm me makinë-bombë që la të paktën 19 të vdekur, përfshirë disa fëmijë dhe plagosi të paktën 40 të tjerë në një sulm ndaj një rajoni policie në Pakistanin veri-perëndimor. Autoritetet thonë se nëntë policë ishin mes të vrarëve.

Autori i sulmit goditi mikrobusin e një shkolle, para se ta përplaste automjetin e tij me rajonin e policisë sot në Laki Marwat të provincës Khyber Paktunkwa. Rajoni i policisë u shkatërrua dhe të paktën një ndërtesë aty pranë u dëmtua nga shpërthimi.

Zyrtarët thonë se punonjësit e ekipeve të shpëtimit po kontrollojnë nëpër rrënoja për të shpëtuar njerëzit e bllokuar dhe për të parë mos ka viktima të tjera.

Po te henen, zyrtarët e sigurisë thanë se raketat e hedhura nga një avion i telekomanduar lanë 5 militantë të vrarë në Vaziristanin verior.

XS
SM
MD
LG