Lidhje

Abaz planifikon të kërkojë zyrtarisht njohjen e Palestinës në Këshillin e Sigurimit


Abaz planifikon të kërkojë zyrtarisht njohjen e Palestinës në Këshillin e Sigurimit
Abaz planifikon të kërkojë zyrtarisht njohjen e Palestinës në Këshillin e Sigurimit

Një zyrtar i lartë palestinez tha se Presidenti Mahmud Abas do t’i kërkojë zyrtarisht nesër Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të njohë shtetin e Palestinës, megjithëse Presidenti Obama tha se do të verë veton për këtë çështje.

Agjencia e lajmeve e Autoritetit Palestinez citoi një ndihmës të zotti Abas të ketë thënë sot, se presidenti palestinez mendon se kërkesa e tij për anëtarësim në OKB nuk do të parandalonte bisemet serioze me Izraelin.

Zyrtarët amerikanë thonë se Presidenti i Obama e paralajmëroi homologun e tij palestinez Mahmud Abaz mbrëmë në Nju Jork, se Shtetet e Bashkuara do t’i vënë veton çdo tentative në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për njohjen e shtetit palestinez.

Në fjalimin që mbajti dje në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së zoti Obama tha se rrugës për shpalljen e shtetit palestinez do t’i paraprijnë bisedimet e drejtpërdrejta mes të dy palëve dhe jo deklaratat dhe rezolutat në Kombet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG