Lidhje

Mahmud Abaz kërkon mbështetjen e Francës për një shtet palestinez

  • Zëri Amerikës

Mahmud Abaz kërkon mbështetjen e Francës për një shtet palestinez

Mahmud Abaz kërkon mbështetjen e Francës për një shtet palestinez

Presidenti palestinez Mahmud Abas është takuar në Paris me kreun e shtetit francez Nikola Sarkozi për të kërkuar mbështetjen e Francës për një shtet të pavarur palestinez.

Pas takimit të djeshëm, zoti Abas u tha gazetarëve se po shtohej mbështetja për një shtet palestinez.

Ministri i jashtëm francez, Alê Zhype, tha në fillim të javës se Franca po shqyrtonte ndër tjerash mundësinë e njohjes së një shteti të pavarur palestinez.

Agjencia franceze e lajmeve njofton se pas bisedimeve mes zotit Sarkozi dhe zotit Abas, ambasadori francez në Kombet e Bashkuara, Zherard Aro, i tha Këshillit të Sigurimit se Franca dhe partnerët e saj evropianë po shqyrtojnë njohjen zyrtare të një shteti palestinez me shpresën për të nxitur rifillimin e bisedimeve të paqes.

Kombet e Bashkuara dhe zyrtarët palestinezë po bëjnë thirrje për rifillimin e procesit të paqes për Lindjen e Mesme. Kreu politik i OKB-së, Lin Paskó, dhe ambasadorët e vendeve të Këshillit të Sigurimit theksuan dje rëndësinë e tejkalimit të ngecjes, ndërkohë që afron shtatori, i caktuar si afat për arritjen e një marrëveshjeje.

Udhëheqësit palestinezë kanë thënë se nëse kalon afati pa ndonjë marrëveshje, ata mund të kërkojnë mbështetjen e OKB-së për një shtet palestinez – lëvizje që e kundërshtojnë Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.

Kryediplomati palestinez në OKB, Rijad Mansur, ripohoi se palestinezët janë të vendosur t’i japin fund pushtimit izraelit dhe të bëhen shtet i pavarur deri në afatin e shtatorit, që e ka pranuar edhe Presidenti amerikan Barak Obama.

Zoti Pasko thotë se dy palët duhet të shqetësohen se ecuria politike po mbetet prapa përgatitjeve të Autoritetit Palestinez për shtetësi.

Diplomatët evropianë thonë se Uashingtoni ka shkaktuar vonesa në mbledhjet e ndërmjetësuesve të Katërshes së Lindjes së Mesme të përbërë nga SHBA-ja, Rusia, OKB-ja dhe Bashkimi Evropian.

XS
SM
MD
LG