Lidhje

150 milionë dollarë ndihma amerikane shtesë për Autoritetin Palestinez

  • Zëri Amerikës

150 milionë dollarë ndihma amerikane shtesë për Autoritetin Palestinez

150 milionë dollarë ndihma amerikane shtesë për Autoritetin Palestinez

Shtetet e Bashkuara njoftuan se do t’i japin Autoritetit Palestinez 150 milion dollarë ndihma shtesë sivjet, ndërkohë që rriten tensionet mes palestinezëve dhe Izraelit lidhur me bisedimet e ngecura për paqe në Lindjen e Mesme.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, njoftoi për paketën e re të ndihmave në një konferencë për media, ku u vendos edhe një lidhje me video me kryeministrin palestinez Salam Fajad.

Zonja Clinton tha gjithashtu se njoftimi i Izraelit këtë javë se planifikon të ndërtojë 1.300 njësi të reja banimi në zonën e kontestuar të Jeruzalemit Lindor “i pengon” bisedimet e paqes. Megjithatë, ajo tha se ka akoma mundësi për rezultat pozitiv nga negociatat për paqe në Lindjen e Mesme. Zonja Clinton pritet të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të enjten.

Palestinezët kundërshtojnë ndërtimet izraelite në territorin që ata e duan si pjesë të shtetit të tyre të ri. Ata thonë se nuk do të kthehen në bisedimet e drejtpërdrejta me Izraelin, ndërsa vazhdojnë ndërtimet e reja. Sot, Presidenti palestinez Mahmoud Abbas bëri thirrje për një mbledhje “të ngutshme” të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar rifillimin e ndërtimeve të vendbanimeve izraelite.

XS
SM
MD
LG