Lidhje

Mali Reinier, perla e Vargmalit të Kaskadave

  • Scenic America

Mali Reinier, perla e Vargmalit të Kaskadave

Mali Reinier, perla e Vargmalit të Kaskadave

Parku Kombëtar Maunt Reinier, është një park popullor me aktivitete të shumta në të gjitha stinët e vitit. Madje ai është një park me synime miqësore për mjedisin dhe pikërisht që në vitin 2016, me rastin e 100 vjetorit të Shërbimit Kombëtar amerikan të Parqeve, të jetë pastruar plotësisht nga prania e dioksidit të karbonit. Alpinistët provojnë rezistencën e tyre me sfidat që paraqet ky mal tepër i madh dhe me mot të ashpër.

Mali Reinier, perla e Vargmalit të Kaskadave, imponues dhe mbresëlënës. Kjo kullë e lartë e shtratit të një vullkani të shuar dominon horizontin bregdetar të shtetit të Uashingtonit për rreth dy kilometra në çdo drejtim.

Formacioni i bardhë shkëmbor monolit është shëmbëllimi i shumë formave, një skulpturë akulli dhe guri që shpesh duket si të jetë një qënie e gjallë, e cila ndryshon vazhdimisht në varësi të dritës, motit dhe reve.

Banorët e zonës i referonin atij thjesht, mali. Ai është aq dominues atje, saqë edhe në këtë tokë mrekullish të natyrës, është fare e lehtë të identifikosh majën a malit, të cilit ata i referohen.

Çuditërisht, mali nuk i bëri ndonjë përshtypje të madhe evropianit të parë që e përshkroi atë. Ai ishte eksploruesi britanik, Xhorxh Vankuvër, i cili lundroi deri këtu përmes Pjuget Saund në pranverën e vitit 1792.

Vankuvër shkruante se ky ishte një mal me majë të rrumbullakët, të mbuluar me dëborë dhe emërti atë për të nderuar lundërtarin Pitër Reinierin, bashkëatdhetarin e tij anglez, i cili nuk e pa kurrë këtë mal që mbante emrin e tij.

Në ditët e sotme, në Malin Reinier ngjiten çdo vit mijëra alpinistë me përvojë e megjithatë ai mbetet një terren sfidues. Dhe kështu, ekspeditat amerikane që përgatiren për t’iu ngjitur Malit Everest stërviten në thepat e mbuluara me akull dhe në honet e thella të Malit Reiner.

Por maja e malit nuk është pika e vetme tërheqëse. Një shteg malor prej rreth 500 kilomertash është ndërtuar që kur Mali Reinier u shpall park kombëtar në vitin 1899, përfshirë Wonderland Trail, “Shtegun e botës së çudirave” që i çon vizitorët nëpër një spirale malore prej 150 kilometrash deri në majën e tij.

Ndoshta ndonjë ditë, pjesë të këtij formacioni kolosal shkëmbi dhe akulli mund të zhduket, pikërisht nga ndonjë shpërthim i ngjashëm vullkanik që u ndryshoi formën simotrave të tij të kaskadave. Shpërthimet më të fundit hodhën në erë majën e Malit të Shën Helenës në jug dhe kohë më parë, transformuan Malin Mozama në një gropë blu, të madhe e të shndritëshme që u bë Liqeni i Kraterit.

Por tani për tani, Mali Reinier mbetet i paprekshëm në madhështinë dhe bukurinë e tij që ngrihet 5000 mijë metra në thellëritë e qiellit, skulptura më imponuese në brigjet veriperëndimore të Oqeanit Paqësor.

Të shtunën e ardhëshme do t’ju sjellim pamje nga Kanioni i Madh, një pamje që i kalon kufijtë e imagjinatës, një nga mrekullitë më të mëdha të natyrës. Në thellësitë e tij njeriu është përballë formacionesh gjeologjike prej miliarda vjetësh. Kanioni i Madh është stuktuara e planetit tone, me shtresa guri dhe dheu, epokë pas epoke. Serinë "Parqet Kombëtare të Amerikës" mund ta shikoni edhe në YouTube.com.

XS
SM
MD
LG