Lidhje

Sekuoja dhe Kings Keniën në Sierra Nevada, dëshmi të madhështisë së natyrës


Sekuoja dhe Kings Keniën në Sierra Nevada, dëshmi të madhështisë së natyrës
Sekuoja dhe Kings Keniën në Sierra Nevada, dëshmi të madhështisë së natyrës

Sekuoja dhe Kings Keniën në Sierra Nevada, dëshmi të madhështisë, bukurisë dhe diversitetit të natyrës, me malet e tyre të larta e të thepisura, kanionet e thella, shpellat e mëdha të nëndheshme dhe pemët më të gjata në botë. Parqet Sekuoja dhe Kings Keniën vinë njeri pas tjetrit në pjesën jugore të Sierra Nevadës dhe në lindje të Luginës San Joakin. Aktivitet atje variojnë nga stinët dhe lartësitë që shkojnë nga 400 në 5000 metra mbi nivelin e detit.

Në rajonin më lindor të Kalifornisë shtrihet një vargmal prej rreth 600 kilometrash, Sou Tuth Mauntën (Saw Tooth Mountains). Majat e tij të thepisura e megjithatë të mbuluara me dëborë çajnë qiellin. Këtu jemi në Sierra Nevada.

Në pjesën jugore gjenden dy thesare kombëtare, Sekuoja dhe Kings Keniën, janë këto dy parqe por që administrohen bashkërisht si një super park me florën dhe faunën e tyre të çmuar. Një sipërfaqe prej 200 mijë hektarësh është thellë në honin e Kings Keniën, Kanionit të Mbretit, një prej kanioneve më thella në Shtetet e Bashkuara, më i thellë edhe se Kanioni i Madh.

Këtu ajri është i freskët dhe i pastër. Ujëvara të shumta, përrenj të rrëmbyer dhe re të dendura e të ulta, ngjajnë se mund t’i prekësh me një kërcim. Pejsazhi i skajit më lindor është i shumëllojshëm, nga panorama panverore tek ajo e dimrit. Kjo zonë e Sierra Nevadës është mbi 5 mijë metra e lartë, me lëndina të gjelbëra dhe përrenj mahnitës.

Jeta e këtij formacioni masiv e ka burimin tek zjarri dhe farat, 200 prej tyre i gjen në çdo çarje konike sa madhësia e një veze. Për miliona vjet, rrufetë kanë shkaktuar zjarre që kanë djegur pyjet për ta përgatitur tokën për mbirjen e farës së re.

Myshku i trashë mbon drurët nga gjuhët e flakëve. Për t’u rritur normalisht, sekuojat kanë nevojë për kushte të përshtatëshme, dhe, lagështirë dhe temperaturë. Në të gjithë botën gjenden 76 pllaja, në të cilat ky lloj druri rritet në mënyrë të natyrshme, të gjitha ato në faqet e Sierra Nevadës. 30 prej këtyre pllajave janë në parkun kombëtar Kings Canyon dhe Sequoia.

Druri më i madh mes gjithë sekuojave mban emrin e Gjeneralit Sherman të Luftës Civile, i cili është sa i lavdishëm aq edhe famëkeq për marshimin e tij përmes Xhorxhias. Gjeneral Sherman është 90 metra i lartë dhe vazhdon të rritet.

Të shtunën e ardhëshme do t’ju sjellim pamje nga Maunt Reinier, perla e Vargmalit të Kaskadave, e krijuar nga përplasja e zjarrit vullkanik dhe akullit glacial. Shpërthimi i tij më i fundit ndodhi rreth 2000 vjet më parë dhe tani mali fle ose është duke zjerë përbrenda në thellësi. Alpinistët provojnë rezistencën e tyre dhe veteranë stërviten atje për t’u ngjitur më pas në majën më të lartë të botës, në Himalaja. Ju rikujtojë se Serinë "Parqet Kombëtare të Amerikës" mund ta shikoni edhe në YouTube/zeriamerikes.

XS
SM
MD
LG