Lidhje

Hollivudi nderon Paul McCartneyin me një yll në Bulevardin e Famës

  • Zëri Amerikës

Hollivudi nderon Paul McCartneyin me një yll në Bulevardin e Famës

Hollivudi nderon Paul McCartneyin me një yll në Bulevardin e Famës

Hollivudi nderoi legjendën e muzikës, Paul McCartneyin me një yll në Bulevardin e Famës. Ylli i McCartneyt u vendos pranë atij të anëtarëve të tjerë të Beatlesave, Ringo Starr, George Harrison dhe John Lennon para ndërtesës historike të kompanisë Capitol Records.

McCartney falenderoi turmën e mbledhur gjatë fjalimit të tij, duke futur referenca për titullin e albumit të tij të ri. Pas ceremonisë McCartney interpretoi këngë nga albumi solo Kisses on the Bottom. Albumi është një koleksion këngësh që McCartney dëgjoi gjatë fëmijërisë së tij, së bashku me dy kompozime origjinale My Valentine dhe Only Our Hearts.

Titulli i referohet vargut të këngës kryesore të albumit, I’m Gonna Sit Right Down and Write Myself A Letter, që ka qënë hit për grupin Fats Waller në vitin 1935.

XS
SM
MD
LG