Lidhje

Shqipëri, grevistët i dërgojnë peticion përfaqësuesve diplomatikë perëndimorë


Shqipëri, grevistët i dërgojnë peticion përfaqësuesve diplomatikë perëndimorë
Shqipëri, grevistët i dërgojnë peticion përfaqësuesve diplomatikë perëndimorë

Në Shqipëri në ditën e pestë të Grevës së urisë së 22 deputetëve socialistë dhe 180 përkrahësve të tyre opozita njoftoi se greva do të jetë pa afat dhe se ajo do të shoqërohet me protesta në të gjithë vendin.Grevistët i dërguan sot për këtë qëllim një peticion përfaqësuesve diplomatikë perëndimorë dhe institucioneve ndërkombëtare tekstin e të cilit e lexoi deputeti Fatmir Xhafa.

Grevistët këmbëgulin se deklarata e kryeministrit Berisha se hapja e kutive pengohet nga vendimet e gjykatës është sipas tyre thjesht një alibi për të penguar transparencën, alibi e cila, sipas tekstit të peticionit, për fatë të keq është besuar dhe nga një pjesë e partnerëve të Shqipërisë. Peticioni pason deklarimet e djeshme të Komisionerit Europian për Zgjerimin Shtefan Fyle sipas të cilit të gjithë palët duhet të ndajnë përgjegjësinë për situatën e krijuar duke shtuar se kryetari socialist ka një përgjegjësi me shumë për gjendjen shëndetësore të grevistëve.

Ndërkohë sot në dy protesta të veçanta, në Tepelenë dhe në Korçë, përfaqësuesit e opozitës bllokuan akset kombëtare, ndërsa manifestonin në mbështetje të grevës së urisë.

XS
SM
MD
LG