Lidhje

Tajfuni Megi godet me erëra të forta dhe shira të rrëmbyer Filipinet

  • Zëri Amerikës

Tajfuni Megi godet me erëra të forta dhe shira të rrëmbyer Filipinet

Tajfuni Megi godet me erëra të forta dhe shira të rrëmbyer Filipinet

Të paktën 1 person ka vdekur në pjesën veriore të Filipineve, ku goditi tajfuni Megi me erëra të forta dhe shira të rrëmbyer sot në mesditë.

Njoftimet thonë se stuhija dëmtoi çati të banesave dhe rrëzoi shtylla të rrjetit elektrik me erëra me shpejtësi 225 kilometra në orë. Një person gjeti vdekjen, pasi ra në lum gjatë stuhisë.

Tajfuni Megi përshkruhet si stuhija më e fuqishme që ka goditur Filipinet në 4 vjetët e fundit.

Autoritetet filipinase kanë urdhëruar mijëra vetë në provincat Sagajan dhe Isabela të ishullit Luzon të zhvendosen në zona më të sigurta. Sipas tyre, shirat e rrëmbyer dhe erërat e forta mund të dëmtojnë ndërtesa, rrjetin e furnizimit me energji dhe bujqësinë e kësaj zone që prodhon oriz dhe misër.

Qeveria ka thënë se ishte e përgatitur për stuhinë dhe kishte dërguar paketa me ushqim, varka shpëtimi dhe pajisje të tjera në pjesën veriore në mbështetje të operacioneve të shpëtimit.

XS
SM
MD
LG