Lidhje

Data e zgjedhjeve në Poloni do të mësohet javën e ardhshme


Presidenti i përkohshëm i Polonisë Bronislaw Komorowski thotë se data për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të vendit do të njoftohet javën e ardhshme, pas ceremonive funebre për kreun e shtetit Leh Kazinski.

Njoftimi i sotëm bëhet ndërkohë që Polonia përgatitet t'i japë lamtumirën e fundit zotit Kazinski, të shoqes, Maria dhe një numri figurash të politikës në Poloni, të cilët gjetën vdekjen në rrëzimin e avionit javën e kaluar.

Një ceremoni funebre për 96 viktimat është planifikuar për të shtunën, ndërsa funerali shtetëror për presidentin do të zhvillohet të dielën më 18 prill, ku pritet të marrin pjesë Presidenti Barak Obama dhe një numër udhëheqësish evropianë.

Ndërkaq, planet për ta varrosur presidentin në Katedralen e Krakovit të rezervuar për heronjtë, poetët dhe mbretërit polakë, u përcollen me protesta mbrëmë vonë. Qindra vetë demonstruan në rrugët e qytetit për t'i kundërshtuar planet.

XS
SM
MD
LG