Lidhje

Poloni: Nderohet vepra e astronomit Nikolla Kopernik


Poloni: Nderohet vepra e astronomit Nikolla Kopernik
Poloni: Nderohet vepra e astronomit Nikolla Kopernik

Eshtrat e Nikolla Kopernikut, shkencëtarit të shekullit të 16 që konsiderohet si babai i astronomisë, janë nxjerrë nga një varr pa gur dhe janë vendosur në një varr të ri në një ceremoni të zhvilluar në vendlindjen e tij, Poloni, afro 500 vjet pas vdekjes së tij.

Disa nga klerikët më të lartë katolikë të Polonisë morën pjesë në ceremoninë e zhvilluar sot në një katedrale në Poloninë veriorë, ku u ngrit edhe një përmendore me granit të zi, në të cilën ishte gdhendur një diagramë e sistemit diellor, në nder të Kopernikut.

Nikolla Koperniku, i cili ishte një prift i thjeshtë, ishte gjithashtu një ekspert i çështjeve ligjore, matematicien dhe linguist me emër, si dhe astronom. Ai konsiderohet në ditët tona si një ndër figurat kryesore të Rilindjes Evropiane. Teoria e tij revolucionare se Toka dhe planetet e tjera rrotullohen rreth diellit rrëzoi bindjen që mbizotëronte në atë kohë se Toka ishte qendra e universit.

XS
SM
MD
LG