Lidhje

Zgjedhjet në Poloni më 20 qershor

  • Zëri Amerikës

Presidenti i përkohshëm i Polonisë, Bronislav Komorovski, thotë se zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 20 qershor.

Një zëdhënës i zotit Komorovski tha sot se raundi i dytë i zgjedhjeve, nëse ato do të jenë të nevojshme, do të zhvillohet më 4 korrik. Zgjedhjet po mbahen për shkak të vdekjes së presidentit Leh Kazinski në aksidentin ajror të 10 prillit.

Anketimet e para të publikut parashikojnë që zoti Komorovski, kandidat i Partisë së Platformës Civile të sigurojë më tepër vota se rivalët e tij, përfshirë kryeministrin Jarosllav Kazinski. Vëllai binjak i presidentit të vrarë nuk ka vendosur ende të kandidojë për postin e presidentit.

XS
SM
MD
LG