Lidhje

Qeveria polake premton miliona dollarë ndihma për viktimat e përmbytjeve


Kryeministri polak po premton miliona dollarë ndihma për viktimat e përmbytjeve megjithë shqetësimet rreth defiçitit buxhetor në rritje.

Kryeministri Donald Tusk tha sot se qeveria do të harxhojë më shumë se 580 milionë dollarë nga rezervat e saj për të ndihmuar banorët të mëkëmben nga disa javë rreshjesh dhe përmbytjesh masive.

Shumë ferma dhe shtëpi në Poloninë qëndrore dhe jugore janë nën ujë, duke detyruar mijëra njerëz të evakuohen. Përmbytjet më të rënda në disa vite kanë marrë jetën e të paktën 15 personave dhe parashikuesit e motit thonë se do të ketë shi për disa ditë të tjera.

Zyrtarët thanë se përmbytjet kanë shkaktuar gati 3 miliardë dollarë dëme. Por zoti Tusk tha se qeveria duhet të gjejë mënyra për të ndihmuar pa kërcënuar stabilitetin e financave të vendit. Ai tha se si rezultat, qeveria do të rishpërndajë fondet ekzistuese për të mos shtuar borxhin.

XS
SM
MD
LG