Lidhje

Presidenti polak, Leh Kazinski, humbet jetën nga përplasja e aeroplanit presidencial

  • Zëri Amerikës

Presidenti polak, Leh Kazinski, humbet jetën nga përplasja e aeroplanit presidencial

Presidenti polak, Leh Kazinski, humbet jetën nga përplasja e aeroplanit presidencial

Zyrtarët ruse thonë se Presidenti i Polonisë, Lech Kaczynski, dhe shumë nga zyrtarët e lartë të vendit humbën jetën sot kur avioni presidencial u përplas ndërsa ulej në Rusi.

Zyrtarët rusë thonë se avioni mori flakë kur ndeshi në majat e pemëve kur po i afrohej aeroportit në qytetin perëndimor Smolensk. Avioni po fluturonte në një mot me mjegull të dendur. Zyrtarët thanë se të gjithë 97 njerëzit në bord u vranë.

88 prej tyre ishin anëtarë të një delegacioni të qeverisë polake me pjesëmarrjen zyrtarëve të lartë civilë dhe ushtarakë polakë.

Zyrtarët polakë konfirmuan se presidenti dhe e shoqja, Maria, ishin në bord. Po ashtu me presidentin udhëtonin edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, zëvendës ministri i Jashtëm, Guvernatori i Bankës Qendrore, zëvendës kryetari i Parlamentit dhe ligjvënës.

Delegacioni po shkonte në Rusi me rastin e 70 vjetorit të ekzekutimit të 22 mijë oficerëve polakë në qytetin Katin pranë Smolensk-ut gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, tha se përplasja e avionit ishte një ngjarje tragjike dhe tha se ai do të hetohet.

Shkaku i aksidentit nuk dihet ende, por zyrtarët rusë kanë lënë të kuptohet se mund të jetë rezultat i një gabimi njerëzor.

Një zyrtar i forcave ajrore ruse tha se piloti i avionit nuk i përfilli urdhërat e njëpasnjëshme të kontrollorëve rusë të trafikut ajror që të mos ulej.

Gjeneral lejtnanti Alexander Alyoshin tha se ekuipazhi i avionit filloi uljen megjithëse u udhëzua të shkonte në një aeroport tjetër.

XS
SM
MD
LG