Lidhje

Rusi: 3 gazetarë polakë nën pranga për hyrje në zonë të ndaluar


Rusi: 3 gazetarë polakë nën pranga për hyrje në zonë të ndaluar
Rusi: 3 gazetarë polakë nën pranga për hyrje në zonë të ndaluar

Rusia ka arrestuar tre gazetarë polakë të cilët po përpiqeshin që të filmonin në zonën ku u rrëzua një aeroplan, incident gjatë të cilit u vra prsidenti polak Leh Kazinski në muajin prill.

Ministria e Jashtme polake tha sot se të tre gazetarët u arrestuan për hyrje në zonë të ndaluar, dhe po merreshin në pyetje.

Tre gazetarët, mes tyre dhe një gazetar i stacionit TVN24, ishin në vendin e rrëzimit të aeroplanit në Smolensk, në Rusinë perëndimore, kur u morën nga forcat ruse ditën e sotme.

Polonia nuk ka mbetur e kënaqur me hetimet e Rusisë mbi këtë aksident. Autoritet në Varshavë kanë kërkuar që Moska t’u kthejë mbetjet e përplasjes së aeroplanit.

Eksperti polak, Edmid Kliç, një pjestar i ekipit të nisur në Moakë për të ndihmuar në hetimt për përplasjen, tha se shqetësimt e Varshavës, erdhi nga refuzimi i Rusisë për të siguruar inoformacionin teknik rreth aeroportit.

XS
SM
MD
LG