Lidhje

Shqipëri: PD mirëpret propozimin e opozitës për zgjidhjen e ngërçit politik

  • Armand Mero
  • Tiranë

Shqipëri: PD mirëpret propozimin e opozitës për zgjidhjen e ngërçit politik

Shqipëri: PD mirëpret propozimin e opozitës për zgjidhjen e ngërçit politik

Në Shqipëri partia demokratike mirëpriti sot dorëzimin nga ana e opozitës të propozimit të saj të ri për zgjidhjen e ngërçit politik lidhur me hetimin e zgjedhjeve të qershorit 2009.

Propozimi i socialistëve ka në thelb atë që kryetari Edi Rama e kishte deklaruar disa herë publikisht, se opozita nuk kërkon më të hetojë fletët e votimit. Në projektvendimin e dorëzuar në parlament saktësohet se hetimi i shkeljeve, objekt i veprimtarisë së komisionit, do të bazohet në materialet, dokumentat ose provat që kërkohen të administrohen për qëllime hetimore, përjashto fletët e votimit që gjenden në kutitë e votimit.

Nëse për gati dy javë palët u morën me anën procedurale te ofertës, tanimë pritet që ato të ulen për të diskutuar mbi këtë propozim.

XS
SM
MD
LG