Lidhje

Polonia përgatitet për zgjedhjet parlamentare të së dielës

  • Zëri Amerikës

Polonia përgatitet për zgjedhjet parlamentare të së dielës

Polonia përgatitet për zgjedhjet parlamentare të së dielës

Një anketë e opinionit disa ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të së djelës në Poloni tregon se partia në pushtet kryeson ndjeshëm ndaj opozitës.

Në një anketë të publikuar nga e përditshmja Gazeta Viborsha sot, partia e kryeministrit Donald Tusk ka një mbështetje prej 31 përqind, ndërsa partia e qëndrës së djathtë për Ligj dhe Drejtësi ka 21 përqind mbështetje mes 1 mijë të anketuarve.

Anketat tregojnë se tre parti të tjera do të fitojnë në zgjedhjet parlamentare. Një parti e re liberale, Lëvizja më mbështetje të Palikotit fitoi tetë përqind mbështetje.

Aleanca e Majtë Demokratike dhe partneri i koalicionit të tanishëm, Partia e Popullit Polak kanë një mbështetje prej 6 përqindësh.

XS
SM
MD
LG